Majami befason, mund Bostonin në finalen e parë të Lindjes

Majami Hit, i ardhur nga faza “play in”, vijon të befasojë në fazën play off, duke fituar 123-116 ndaj Boston në finalen e parë të Konferencës së Lindjes. Ndeshja e luajtur në fushën e Seltiksave, ishte e ekuilibruar dhe me emocione, por në fundin e saj triumfoi Majami, që udhëheq 1-0 serinë.

Tjetër ndeshje e shkëlqyer për Xhimi Batler, që realizoi 35 pikë për miqtë, mbështetur edhe nga Adebajo me 20 pikë. Ndërkohë që, 4 lojtarë të Majamit realizuan 15 pikë: Strus, Vinsent, Martin e Lauri. Për Boston u dallua Tatum me 30 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

NBA: Konf.Lindje, Finale

Boston – Miami, 116-123 (0-1)

 

NBA: Konf.Perëndim, Finale

Denver – Lakers, (1-0)

LEXO EDHE:

Back to top button