Akuza ndaj kreut të FIFA-s për keqmenaxhim fondesh

Kreu i FIFA-s, Xhani Infantino, është akuzuar për “sjellje kriminale” nga Prokurori Special që mbulon veprimtarinë e institucioneve ndërkombëtare në territorin zviceran, mes të cilëve edhe FIFA-n. Prokurori Stefan Keler ka procedim penal duke kërkuar nisjen e çështjes gjyqësore ndaj Infantinos për keqmenaxhim fondesh të organizatës që drejton për përfitime personale. Infantino ishte nën hetim që në verë, por një nga prokurorët special, Mikael Lauber, u zëvendësua pasi u mësua se ai kishte kontakte të vazhdueshme me të, jashtë çështjeve hetimore.

Prokurori i ri duket se nuk ndikohet nga FIFA, e cila sot në emër të Infantinos u shpreh e “tronditur” nga ky hetim dhe argumentoi si “keqdashëse” akuzat e Keler.

Gjithçka ka të bëjë me një udhëtim me avion në prillin e vitit 2017 kur Infantino u kthye nga Surinami në Zvicër me një çarter privat të paguar 200 mijë euro nga fondet e FIFA-s. Kjo, pasi atij nuk i kishin pëlqyer udhëtimet e shumta që duhej të bënte për t’u kthyer me avionë linje nga ky vend për në Zvicër, ku do të kthehej në shtëpi. Si argumentim, në dokumentacionin e FIFA-s, u vendos se udhëtimi me çarter ishte urgjent sepse ai duhej të takohej me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin. Por ky i fundit nuk ishte në Zvicër në ato ditë, por në Azerbajxhan dhe takimi në fjalë as që ishte në plan.

Prokurori special nuk u ngurrua të bënte akuza të forta në deklaratën e tij. “Ka sinjale të qarta të sjelljes kriminale nga Presidenti i FIFA-s”, shkruante ai ndër të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button