Myler: Pas ndeshjes mësova për shkarkimin e Salihamixhiçit dhe Kahnit

“Bavarezët” e Bajern Munihut u shpallën kampion të Gjermanisë pas një “drame” të vërtetë, teksa në “frymën e fundit” të lojës arritën të gjenin golin e fitores ndaj Kellnit, fitore e cila i dha dhe titullin e 11-të radhazi të Bundesliga.

Mirëpo, fitorja nuk u kaluar dhe aq “ëmbël” te Bajerni, me klubin që menjëherë pas ndeshjes njoftoi shkarkimin e CEO-s, Oliver Kan dhe drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç. Shkarkimu la të habitur jo vetëm futbollistët, por dhe tifozët e “të kuqes” së Munihut. Për shkarkimin e dy të lartpërmendurve, disa fjalë pas ndeshjes i tha dhe “veterani” i Bajern Munich, Tomas Myllerit.

“E mësova një minutë pas fishkëllimës së fundit, nuk dija asgjë për të më pare. Salihamixhiçi ishte po aq i zellshëm edhe në fushë, mirëpo fatkeqësisht në futboll e dimë që gjëra të tilla ndodhin shpesh. Sonte do të pimë edhe me Oliverin dhe Hasanin. Ai është i vetëdijshëm për udhëtimin e mrekullueshëm që kishte me ne dhe padyshim që ai dëshironte ta vazhdonte”, u shpreh “fantazisti” i “bavarezëve” për 2 largimet pas ndeshjes. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button