Deri më sot luleshtrydhet i paskemi larë gabim!

Deri më sot luleshtrydhet i paskemi larë gabim!

Me ardhjen e verës është hapur edhe sezoni i luleshtrydheve. Është e një rëndësie të madhe pastrimi me kujdes i luleshtrydhes, e cila është një nga frutat më të preferuar në këto periudha. Shpëlarja me ujë normal nuk e pastron mjaftueshëm luleshtrydhen. Por, cila është mënyra e duhur për ta bërë atë?

Luleshtrydja mund të përmbajë shumë substanca që nuk mund t’i shohim, kimikate të dëmshme dhe krimba. Për këtë arsye, luleshtrydhet duhet të lahen siç duhet.

Nëse dëshironi ta kaloni luleshtrydhen në një proces pastrimi më të saktë, mund të përdorni uthull ose ujë të kripur për këtë. Për të pastruar luleshtrydhet me uthull, mbushni një tas me 1 gotë uthull të bardhë dhe 8 gota ujë.

Shpëlajini luleshtrydhet në një përzierje uthull-ujë për të paktën 10 minuta. Ky proces do të pastrojë lëkurën e luleshtrydheve nga pesticidet dhe uthulla e bardhë që përdorim do të largojë gjithashtu çdo papastërti tjetër, që mund të jetë në sipërfaqe.

Kur i shpëlani luleshtrydhet e mbajtura në ujë me uthull tërësisht nën ujë të ftohtë, aroma e uthullës do të zhduket plotësisht. Pasi të keni larë luleshtrydhet, thajini ato plotësisht. Nëse i vendosni në një enë magazinimi pa u tharë, ato do të prishen më shpejt.

Disa nga përfitimet e njohura të luleshtrydhes janë:

Ndihmon në pastrimin e gjakut;

Ndihmon në reduktimin e stresit;

Forcon mishrat e dhëmbëve dhe ndihmon në reduktimin e erës së keqe të gojës;

Është i mirë për sëmundjet e mëlçisë;

Është i mirë për sëmundjet reumatizmale;

Luleshtrydhet janë një burim shumë i fuqishëm i antioksidantëve;

Forcon sistemin imunitar;

Ndihmon për të rregulluar sistemin tretës;

Është efektiv në largimin e krimbave në zorrë;

Ka një efekt pozitiv në shëndetin e lëkurës, pasi ndihmon në pastrimin dhe hidratimin e saj;

Ka një natyrë diuretike.

LEXO EDHE:

Back to top button