PSZH shpallet kampion për herë të 11-të, kalon Sent Etieni-n

Paris Sen Zhermeni është kampion i Francës për sezonin 2022-23, pasi që barazoi 1:1 me Strasbourg në kuadër të xhiros së 37-të në Ligue 1 dhe matematikisht siguroi titullin kampion.

Lionel Messi shënoi për klubin parisien, në minutën e 59′ të ndeshjes, ndërsa vendasit arritën të barazojnë rezultatin me Gameiron, në minutën e 79′. Me këtë barazim PSZH mban vendin e parë me 85 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, teksa ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundim të këtij sezoni.

Me këtë rast skuadra e PSZH regjistroi edhe titullin e kampionit në Francë për herë të 11-të.

Ky trofe i parizienëve u bë rekord, i 11-ti, në Francë, pasi që askush nuk është bërë kampion kombëtar më shpesh se ata. Sent Etieni, i cili ishte kampion i fundit në vitin 1981, ka 10 tituj. Marseja ka 9 tituj (i fundit ishte në vitin 2010). Monako dhe Nanti fituan kampionatin francez nga 8 herë secila, Lion 7 (të gjitha radhazi).

LEXO EDHE:

Back to top button