Shkencëtarët “ringjallën” faraonin: Shikoni si dukej Tutankhamun

Shkencëtarët “ringjallën” faraonin: Shikoni si dukej Tutankhamun

Një ekip ndërkombëtar ekspertësh ka “ringjallur” faraonin egjiptian Tutankhamun.

Siç shkruan Daily Mail, shkencëtarët nga Brazili, Australia dhe Italia rindërtuan fytyrën e Tutankhamun nga kafka e tij e mumifikuar duke përdorur një model dixhital.

Rindërtimi zbuloi fytyrën rinore dhe të gjallë të faraonit që vdiq në vitet e adoleshencës më shumë se 3000 vjet më parë.

Eksperti brazilian i grafikës Cicero Moraes, i cili ishte bashkëautor i hulumtimit, thotë se Tutankhamun dukej si një djalë i ri me një fytyrë të butë.

“Duke e parë më shumë shohim një student të ri sesa një politikan me shumë përgjegjësi, gjë që e bën edhe më interesante figurën e tij historike.

“Mbreti fëmijë” i famshëm u zbulua së bashku me objekte të tjera me vlerë të gjetura nga arkeologu britanik Howard Carter në vitin 1922 në Luginën e Mbretërve të Egjiptit.

“Ishte një punë detektive, ku ne grumbulluam gjurmë informacioni për të dalë me një model 3D të kafkës,” thotë Moraes.

 

 

 

Më pas ekspertët përcaktuan madhësinë e buzëve, pozicionin e syve, lartësinë e veshëve dhe pjesën e përparme të hundës.

“Të gjitha projeksionet bazohen në hulumtimin statistikor të kryer duke përdorur skanime CT të individëve të gjallë nga disa prejardhje të ndryshme,” shpjegon ai.

Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët tentojnë të rindërtojnë fytyrën e faraonit të ri, siç ishte bërë tashmë në vitin 2005.

 

 

 

Michael Habicht, një egjiptolog dhe arkeolog në Universitetin Flinders në Australi, i cili është bashkëautor i hulumtimit, thotë se ka shumë ngjashmëri midis dy rindërtimeve.

“Rikonstruksioni ynë është shumë i ngjashëm me atë të kryer nga ekipi francez disa vite më parë. Përputhet gjithashtu me përshkrimet historike të Tutankhamunit”, vuri në dukje Habicht.

 

LEXO EDHE:

Back to top button