Lajçak: Tensionet mes dy vendeve janë ende të larta

Lajçak: Tensionet mes dy vendeve janë ende të larta

Teksa raporton ne Bruksel mbi vizitën në Prishtinë e Beograd, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun shprehet se “tensionet janë ende të larta” mes dy vendeve. Lajçak pohoi se si ai, ashtu edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar kishin shpresuar për më shumë rezultate gjatë këtyre ndalesave. Qëllimi i udhëtimit të tyre ishte gjetja e një zgjidhjeje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe eksplorimi i mundësive për një rrugëdalje politike. Të dy kërkuan zgjedhje të parakohshme në veri, me pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës dhe kthimin e palëve në tryezën e dialogut me qëllim normalizimin e marrëdhënieve. “Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të mundësuar dhe mbështetur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, tha Lajçak. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button