Më 22 qershor 1941, Hitleri filloi pushtimin e BRSS

Më 22 qershor 1941, Hitleri filloi pushtimin e BRSS

Në këtë ditë, mbi 3 milionë ushtarë gjermanë pushtuan territorin e BRSS nga tre anët, duke filluar pushtimin më të madh dhe më të fuqishëm ushtarak në histori.

Gjithsej 19 divizione panzerë, 3000 tanke, 2500 avionë dhe 7000 copë artileri u përplasën në frontin 1500 km, me të cilin Adolf Hitleri hapi në të vërtetë një front të ri në Luftën e Dytë Botërore.

Pavarësisht se Gjermania dhe BRSS kishin nënshkruar një Pakt në vitin 1939, i cili garantonte një rajon të caktuar ndikimi për secilën palë pa ndërhyrje nga ana tjetër, të dyja palët dyshuan se ai do të respektohej.

Badiala ishte këshilla e gjeneralëve nazistë drejtuar Hitlerit që të mos hapte një front të dytë dhe të përsëriste gabimin e Luftës së Parë Botërore, sepse ata nuk besonin se Gjermania kishte forcë të luftonte në dy fronte në të njëjtën kohë. Por Hitleri ishte i bindur se pushtimi i Anglisë nuk ishte i suksesshëm, sepse britanikët kishin lidhur një marrëveshje të fshehtë me sovjetikët dhe kishin marrë ndihmë prej andej, ndaj nga frika se do t’i bënin presion nga të dy palët, vendosi për Direktivën Nr. 21 me emrin Operacioni Barbarossa, në dhjetor 1940, planin e të cilit e planifikonte deri më 22 qershor 1940, kur nisi operacionin.

Ai përfundoi duke pësuar të njëjtin fat si një “diktator” tjetër saktësisht 129 vjet më parë (minus vetëm një ditë). Hitleri, ashtu si Napoleoni, pësoi një disfatë të rëndë edhe pse në fillim pati sukses të konsiderueshëm dhe pothuajse arriti në Moskë. Në fund, sovjetikët hynë edhe në Berlin.

LEXO EDHE:

Back to top button