Benitez rikthehet dhe emërohet te skuadra e La Liga-s

Rafael Benitez u shkarkua para 18 muajsh nga Evertoni për shkak të rezultateve të dobta, megjithatë tashmë spanjolli është sërish i gatshëm të rikthehet në detyrë. Tekniku 63-vjeçar ka gjetur akordin me klubin e Selta Vigo-s në La Liga, dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti për të nisur më pas punën në fazën përgatitore teksa zëvendëson në këtë detyrë Karlos Karvahall.

Klubi spanjoll bëri të ditur se kanë gjetur një akord paraprak me spanjollin teksa Benitez është një nga trajnerët me më shumë eksperiencë në qarkullim dhe për Selta Vigo-n konsiderohet si një “goditje” e madhe. Kujtojmë se në CV-në e Benitez janë tituj nw Ligwn e Kampionwve, 2 La Liga, Liga Europa, Kupa UEFA, Kupa e Botës për Klube, FA Cup apo edhe Kupa e Italisë.

Për Benitez nuk do të jetë hera e parë që merr përispër të drejtojë një klub në nivelin më të lartë në Spanjë, teksa në të kaluarën ka drejtuar Valladolid, Osasuna, Tenerife, Valencian dhe Real Madridin. Sezonin e kaluar, Selta Vigo e mbylli kampionatin në vendin e 13-të, por ishte e rrezikuar për të rënë një kategori më poshtë deri në javën e fundit, ndërsa me Benitez, drejtuesit kërkojnë ta rikthejnë skuadrën të paktën në 10-tëshen e parë të klasifikimit, edhe pse objektivi do të jetë pjesëmarrja në Europë.

LEXO EDHE:

Back to top button