(VIDEO) Gerashchenko: Në Rusi ka nisur lufta civile!

(VIDEO) Gerashchenko: Në Rusi ka nisur lufta civile!

" "

Pamjet e një konflikti të armatosur të dyshuar midis anëtarëve të Wagner dhe forcave ruse të sigurisë në afërsi të Voronezh u shfaqën në rrjetet sociale.

Luftëtarët e Wagner në Voronezh thuhet se po marrin kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake, raporton Reuters duke cituar një burim në forcat ruse të sigurisë.

Gjithashtu ka informacione se në afërsi të këtij qyteti është goditur një autokolonë ushtarake, por tani për tani gjithçka është në nivelin e thashethemeve.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, postoi njoftimin e Wagner në Telegram.

“Kollona e Wagnerit u sulmua në Voronezh. Aviacioni bën të njëjtën gjë. “Lufta civile ka filluar zyrtarisht”, ka shkruar ai.

Voronezh ndodhet rreth 500 kilometra në jug të Moskës.

Më herët, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se ushtria e tij private kishte marrë kontrollin e Rostov-on-Don.

LEXO EDHE:

Back to top button