Lavrov: Macron donte të përfitonte nga rebelimi i grupit Wagner
Lavrov: Macron donte të përfitonte nga rebelimi i grupit Wagner

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi presidentin francez, Emmanuel Macron se e kishte parë rebelimin e ëagner-it si një shans për të realizuar kërcënimin e një disfate strategjike për Rusinë.
“Unë mendoj se këtu edhe një nxënës diku në klasën e tetë do të kuptojë pozicionin e mbajtur nga Macron, i cili pa qartë në zhvillimin aktual të ngjarjeve një shans për të realizuar kërcënimin, si një mantra e përsëritur nga liderët e NATO-s, që Ukraina të shkaktojë një disfatë strategjike. për Rusinë”, tha Lavrov, duke vënë në dukje se Macron nuk nënkuptonte Ukrainën, por të gjithë kampin perëndimor.
Sipas tij, Macron, ashtu si autoritetet ukrainase dhe mediat perëndimore, është pjesë e një “makine” të vetme që punon kundër Moskës.
“Siç tha presidenti [i Federatës Ruse Vladimir Putin], duke folur të shtunën, e gjithë makina ushtarake, ekonomike dhe informative e Perëndimit po punon kundër nesh”, përfundoi ministri.