Ronaldo, vendos rekord të pabesueshëm

Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo ka vendos rekordin tjetër në fitoren në transfertë, në terrenin e skuadrës së Xhenoa-s. Sulmuesi portugezi realizoi dy gola në fitoren prej 1–3 dhe u bë futbollisti I parë që ka regjsitruar fitoren e 400-të, një gjë të cilën askush më parë nuk e ka arritur në pesë ligat evropiane në shekullin e 21-të. Këtë rekord ndoshta së shpejti do e barazojë edhe rivali i përbetuar Lionel Mesi, që numëron plotë 365 fitore. Ndërkohë, në vendin e tretë ndodhet portieri Xhianluixhi Bufon me 350 fitore.