Tragjike në Tiranë, mjeku gjendet i vdekur në klinikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Policia e Tiranës ka njoftuar se është gjetur pajetë ndihmës anestezisti i një spitali.

Ai është identifikuar si M.A. i moshës 46-vjeç ndërsa sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale.
Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button