Dyqanxhiku tronditet nga të shtënat: Një i vdekur, dy të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga të shtënat e mbrëmjes së së dielës në lagjen Duqanxhik të Shkupit.
Sipas informacioneve të para nga terreni, incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes janë dërguar forca të shumta policore dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë, ndërsa të plagosurit janë transportuar për trajtim mjekësor.
Policia ka rrethuar zonën, ndërsa ekipet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e mënyrës se si ka ndodhur incidenti.
Duhet theksuar se këto janë informacione paraprake nga terreni dhe ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga institucionet kompetente. Identiteti i viktimës, numri dhe gjendja e të plagosurve, si dhe rrethanat dhe motivi i ngjarjes pritet të bëhen të ditura pas njoftimeve zyrtare.








