Me diell dhe ngrohtë sot dhe të martën, jostabile nga e mërkura me shira të rrëmbyeshëm
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë nesër dhe të martën, ndërsa nga e mërkura pritet mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima.
Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 19 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 30 deri në 35 gradë.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me pak vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 34 gradë.
Nesër dhe të martën moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta lokale gjatë ditës. Nga e mërkura e tutje, do të pasojë një periudhë moti e paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm , erëra të forta dhe bubullima.








