Grubi në Gjykatë: Jam doktor shkence, momentalisht i papunë

Vazhdon gjykimi për ish zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili u soll në Gjykatë nga paraburgimi shtëpiak me shoqërim policor. Përpara gjykatëses së lëndës Biljana Shuplinovska – Jovevski, Grubi tha se është i martuar, ka tre fëmijë, ndërsa ka të mbaruar doktoraturë. I pyetur se çfarë profesioni ka, Grubi tha se momentalisht ishtë i papunë.

Grubi: E kuptoj akuzën, nuk ndihem fajtor…

Ish zëvendëskryemministri i parë Artan Grubi deklaroi para Gjykatës se e kupton akuzën dhe veprën penale që i ngarkohet. I pyetur se a ndihet fajtor, Grubi tha jo./Alsat.mk

Informacioni është në zhvillim dhe teksti do të përditësohet në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button