Izraeli dhe Gaza shkëmbejnë zjarr teksa fillon tërheqja nga Jenini
Izraeli dhe Gaza shkëmbejnë zjarr teksa fillon tërheqja nga Jenini

Të gjitha forcat izraelite janë tërhequr nga Jenini në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha ushtria izraelite, duke i dhënë fund një operacioni dyditor që vrau të paktën 12 palestinezë, plagosi rreth 100 të tjerë dhe shkaktoi shkatërrim të gjerë në kampin e refugjatëve të Jeninit.
Mediat lokale raportuan se zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjeneral brigade Daniel Hagari e bëri njoftimin, sipas një raporti në radiostacionin e ushtrisë. Një ushtar izraelit u vra gjatë operacionit në Jenin.
“Të gjitha forcat janë larguar nga Jenin. Ne kemi përfunduar operacionin, qëllimet e tij janë arritur”, tha zëdhënësi kryesor i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari.
Të paktën 12 persona, nga mosha 16 deri në 23 vjeç, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite nisën operacione në shkallë të gjerë në kamp këtë javë, thanë zyrtarët palestinezë. Izraeli tha se kishte në shënjestër terroristët palestinezë dhe një nga ushtarët e tij u vra në operacion.
Ushtria izraelite thotë se ka kryer sulme ajrore në Gaza në orët e para të së mërkurës, si përgjigje ndaj sulmit me raketa të lëshuara në drejtim të territorit izraelit, të cilat të gjitha u kapën.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit janë aktualisht në shënjestër Rripin e Gazës”, njoftoi ushtria.
Sipas një burimi palestinez të sigurisë, një lokacion ushtarak i Hamasit në Gazën veriore u godit, por pa shkaktuar asnjë lëndim.
UNICEF, agjencia e OKB-së për fëmijë, raportoi se të paktën tre fëmijë humbën jetën në Jenin, ndërsa shumë të tjerë u plagosën mes përleshjeve të vazhdueshme.