Ushqim freskues veror: Sallatë me pulë dhe mollë

Ushqim freskues veror: Sallatë me pulë dhe mollë

Kjo sallatë me pulë dhe mollë mund të jetë një vakt i plotë për t’u shijuar në vapën e verës, pa shumë përpjekje për t’u përgatitur.

Përbërësit (për 2 persona)

– 100 g mish pule të zier

– 80 g majonezë ose salcë kosi

– 2 mollë të mesme

– lëng nga 1 limon

– 50 g qepë

– 2 lugë çaji sheqer kaf

– erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Ftoheni pulën që keni zier në ujë me kripë dhe e prisni në kubikë.

Pritini mollët me lëvozhgën në kubikë dhe derdhni sipër me lëng limoni që të mos nxihen.

Vendoseni pulën në një tas, shtoni majonezën, mollët, qepët dhe sheqerin kaf.

Nëse dëshironi, majonezën mund ta zëvendësoni me salcë kosi.

Hidheni sallatën lehtë, zbukurojeni me arra sipas dëshirës dhe shërbejeni.

LEXO EDHE:

Back to top button