Ilir Daja: E filluam shumë keq ndeshjen, herët pësuam gol

Ballkani u turpërua në Bullgari, pasi u mposht 4:0 në ndeshjen e dytë ndaj Ludogorets, rezultati nga dy ndeshjet 4:2. Pas këtij takimi aspak të mirë për kampionin e Kosovës foli edhe trajneri. Sipas tij favorit ishin bullgarët dhe e pranoi që nuk e nisën mirë ndeshjen.
“Pa filluar ndeshja e parë Ludogorets ishte favorit. Neve na u rriten pritshmëritë në atë lojë shumë të mirë që bëmë në Prishtinë, kundër një ekipi që ka një buxhet goxha të madh. Ne ia filluam shumë keq ndeshjes, ku qysh në minutat e para pësuam gol. Sigurisht që kjo për meritë të kundërshtarit sepse ne ramë në presionin e tyre. Nuk u përshtatem me lojën me presion që bën ata. Ishim gabim taktikisht.
Për t’i arritur këto nivele duhet të investojmë më shumë në të gjitha aspektet”, ishin fjalët e Dajës.