Shorti: Struga dhe Shkupi, mësojnë kundërshtarët

Skuadrat nga Maqedonia, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi, pas hedhjes së shortit, mësuan emrat e skuadrave kundërshtare në xhiron së tretë të Ligës së Konferencës.
Kampioni aktual, Struga Trim Lum, në rast se kalon malazezët e Buduçnostit në raundin e dytë, për kundërshtarë, në raundin e tretë do të ketë fituesin e përbaljes në mes skuadrës “TNS” nga Uellsi dhe “Svift Hesper” nga Luksemburgu.
Ndërkohë FC Shkupi, në rast se kalon Levskin e Bullgarisë, në raundin e tretë, do të sfidojë fituesin e përballjes në mes “Hapoel Ber Sheva” nga Izraeli dhe “Panevezis” nga Lituania. Raundi i tretë i Ligës së Konferencës do të zhvillohet më 10 dhe 17 gusht.