Partizani, Tirana e Ballkani mësojnë kundërshtarët e turit të tretë

Është hedhur shorti për turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Nëse Partizani arrin të kualifikohet ndaj Atletik Eskaldes, atëherë kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me skuadrën e kualifikuar në ndeshjen Tre Penne – Valmeira.
Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse KF Tirana do të arrijë të kualifikohet ndaj Beshiktashit, atëherë bardheblutë do të ndeshen ndaj të kualifikuarit në ndeshjen Zeljezniçar – Neftçi PFK.
Skuadra kosovare e Ballkanit, në rast kualifikimi, do të përballet me Linkoln Red Imps, ndërsa Struga Trim Lum e Maqedonisë, në rast kualifikimi, do të përballet me Nju Saints ose Svift Hesper.