FOTO+VIDEO | Gara për një rekord: Një turk mbuloi trupin e tij me 60 kilogramë bletë

FOTO+VIDEO | Gara për një rekord: Një turk mbuloi trupin e tij me 60 kilogramë bletë

Bletari Abdulvahap Semo nga Turqia, i njohur edhe si njeriu i bletëve, ëndërron të vendosë një rekord të ri botëror për numrin e bletëve që mund të mbulojnë një person.

Ndërkohë trupin e ka mbuluar me rreth 60 kilogramë bletë, shkruan “Anadolu” .

Semo, nga provinca Van në Turqinë lindore, u përpoq të mposhtte rekordin Guinness të mbajtur aktualisht nga Ruan Liangming nga Kina, i cili u mbulua me rreth 637,000 bletë, me peshë 63.7 kilogramë.

Foto: AA/ABACA / Abaca Press / Profimedia

Ai pranoi se ishte përpjekur të thyente rekordin disa herë më parë, por këtë herë ishte veçanërisht e vështirë sepse “bletët ishin agresive”.

“Synimi im është të arrij 65 kg dhe të thyej rekordin botëror. Do të më duhet mbështetje për këtë”, tha ai.

Gjatë përgatitjeve për tentativën e re, ai promovon mjaltin e prodhuesve të krahinës së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button