Benzema “fundosi” shpresat e Bilbaos

Real Madrid ka shënuar fitore 3:1 në derbin e vjetër të La Ligas ndaj Atletik Bilbaos. ‘Los Blancos’, edhe pse me një lojtar më tepër në fushë, nuk e kaluan lehtë sfidën ndaj Bilbaos. Mysafirët mbeten me një lojtar më pak që nga minuta e 13’, kur me të kuq u ndëshkua Raul Garsia.
Në fund të pjesës së parë, Toni Kros kaloi në epërsi 1:0 Real Madridin, mirëpo Ander Kapa barazoi në 1:1, kur realizoi në minutën e 52’.
Për fitoren e Real Madrid u përkujdes Karim Benzema, me dy gola të shënuara, në minutat 74’ dhe 92. Mysafirët para golit të tretë të francezit kishin rast për të barazuar shifrat në 2-2.