Parkingu i ëndrrave, e që dëshironi shumë ta keni një të tillë!
Parkingu i ëndrrave, e që dëshironi shumë ta keni një të tillë!

Gjetja e një vendi parkimi, veçanërisht në qytetet më të mëdha, është një makth i vërtetë. Edhe nëse një shofer para jush parkon pak gabimisht, ekziston rreziku i dëmtimit të makinës.
Ndërtesa e quajtur Future Car Park ndodhet në distriktin e biznesit të qytetit Hangzhou, Kinë dhe ka një kapacitet prej 500 makinash që janë të rreshtuara duke përdorur një sistem plotësisht të automatizuar.
Parkimi përbëhet nga një sërë kullash ovale që duken si pemë. Tre kullat në qendër të “parkingut të ëndrrave” përdoren për parkimin e makinave, ndërsa tre të tjerat transportojnë vizitorët me ashensorë.
Drejtuesit e automjeteve hyjnë në ndërtesë, ku lënë makinat e tyre, të cilat më pas zhvendosen në zonat e poshtme të parkimit ose shpërndahen me ashensorë në kulla.
Sistemi automatik i parkimit zgjedh një vend parkimi të caktuar për çdo makinë bazuar në kohën e kërkuar të parkimit të përcaktuar nga pronari i makinës.
Shihni se si ngrihen makinat përmes një parkingu të automatizuar në Hangzhou: