Mbytet varka në La Mansh, shkon në 6 numri i viktimave

Mbytet varka në La Mansh, shkon në 6 numri i viktimave

Ka shkuar në gjashtë numri i personave që kanë humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e mbytjes së varkës së emigrantëve në  Kanalin Anglez, La Mansh.

Sipas informacioneve paraprake viktima e parë u identifikua si një burrë afgan i moshës 25 deri në 30 vjeç.

Referuar mediave nga operacioni i përbashkët shpëtimi nga rojet bregdetare britanike dhe franceze kanë shpëtuar 52 persona, teksa 5 deri ne 10 emigrantë të tjerë rezultojnë të “zhdukur”.

Ngjarja raportohet se kanë ndodhur në orën 6 të mëngjesit ndërsa dhjetëra varka u përpoqën të kalonin kanalin në të njëjtën kohë. Një vullnetar, i cili ishte në një nga varkat e shpëtimit, tha se emigrantët po përdornin këpucë për të nxjerrë ujin nga varka që po fundosej.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, pritet të kryesojë një takim me zyrtarët e Forcave Kufitare.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata që janë prekur nga tragjedia e sotme ne kanal. Unë kam folur me ekipet tona të Forcave Kufitare këtë mëngjes, të cilët kanë mbështetur autoritetet franceze në përgjigje të këtij incidenti.” Shkroi ajo ne rrjetet sociale.

Kanali midis Francës dhe Britanisë është një nga korsitë më të ngarkuara të transportit në botë dhe rrymat janë të forta, duke e bërë të rrezikshëm kalimin me varka të vogla.

LEXO EDHE:

Back to top button