Visar Ganiu dhe Bilall Kasami thirren në stacion policor

Visar Ganiu dhe Bilall Kasami thirren në stacion policor

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij 5 ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Pas daljes nga biseda në polici Ganiu tha ndaj tij janë ngritur dy kallëzime kundërvajtëse: Njëra për mos-intonimin e himnit shtetëror dhe mos vendosjen e flamurit të Maqedonisë. Ganiu tha se kallëzimet janë të ndikuara politikisht. Një thirrje të ngjashme mori edhe kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili nuk u paraqit në polici, por siç mëson Alsat inspektorët kanë përgatitur procesverbalet përkatëse.  Një ditë më parë Ganiu dhe Kasami thanë se gjithçka rreth organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës ishte ligjore. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button