Një video nga një vendpushim i famshëm tronditi internetin – ata japin para të mëdha, pastaj poshtërojnë veten
Një video nga një vendpushim i famshëm tronditi internetin - ata japin para të mëdha, pastaj poshtërojnë veten

Sipërmarrësi francez Marc Simoncini së fundmi ka postuar një video në rrjetet sociale nga një hotel ku ka qëndruar këtë verë dhe shumë shpejt është bërë virale.
Ai nuk ka specifikuar saktësisht se ku ndodhet hoteli, por supozohet se është në Ishujt Kanarie, duke qenë se grupi i caktuar ka objektet e veta atje. Pamjet tregojnë një rrëmujë të pabesueshme për shezllonin më të mirë pranë pishinës, që nga orët e para të mëngjesit!
Kjo video është parë pothuajse 15 milionë herë, dhe ka shkaktuar zemërim dhe neveri tek përdoruesit. Pamja është me të vërtetë në prag të groteskut – turistët vrapojnë furishëm për të kapur një vend të lakmuar pranë pishinës.
View this post on Instagram
Punonjësit e hotelit hapin portat e pishinës së hotelit në orën 7 të mëngjesit dhe që nga ai moment fillon çmenduria e vërtetë – të gjithë nxitojnë në kërkim të pozicionit më të mirë. Tingëllon e pabesueshme, aq më tepër që duhet t’i kenë paguar mirë pushimet, por është e vërtetë.
“Dëshmi se sa poshtë mund të bjerë një njeri”
“Vetëm mendo pak, dikush fluturoi deri këtu për të vrapuar në shezllone”, “Unë ende nuk e kuptoj pse dikush vjen me pushime dhe i kalon ditët pranë pishinës”, “Ç’kuptim ka të udhëtosh një rrugë të gjatë vetëm për luftoni të tjerët për një shtrat dielli?”, “Kjo është sjellje e çmendur”, “Kjo më duket më stresuese sesa të rri në shtëpi dhe të shkoj në punë në orën 6.30 të mëngjesit”, “Dëshmi se sa poshtë mund të bjerë një person”, të gjitha vetëm disa nga dhjetëra mijëra komente.
Është interesant fakti se kjo është një praktikë e zakonshme në shumicën e hoteleve spanjolle, madje këtë verë mediat britanike dhe gjermane po “grinden” me njëra-tjetrën, duke akuzuar turistët nga vendi tjetër për arrogancë dhe mungesë kulture për shkak të “grabitjes” së shezlongët.