LD reagon për pritjet e gjata për pajisje me dokumentet personale
LD reagon për pritjet e gjata për pajisje me dokumentet personale

Lëvizja Demokratike ka reaguar për pritjet e gjata për pajisje me dokumentet personale.
Sipas kësaj partie situata është kaotike, ndërsa qytetarët po përjetojnë makth të vërtetë.
“Problemet për caktimin e terminit, radhët e gjata, ambientet e papërshtatshme dhe aspak dinjitoze për qytetarët që përjetojnë vuajtje të shumta, janë vetëm disa nga problemet, të cilat kërkojnë zgjidhje, por që nga ana e organeve kompetente neglizhohen në mënyrë të pacipët. Kushtëzimi i zëvendësimit të të gjitha dokumenteve nuk bëhet me fajin e qytetarëve, të cilët pos që e përjetojnë këtë torturë në vapë të madhe, ata duhet të ndajnë mjete të konsiderueshme nga buxheti familjar, buxhet ky që tashmë është bërë simbol i varfërisë”, reagojnë nga Lëvizja Demokratike.