India nis misionin e saj të parë drejt diellit

India nis misionin e saj të parë drejt diellit

India nisi misionin e saj të parë hapësinor për të studiuar diellin, më pak se dy javë pas bëri historinë duke u bërë shteti i parë që uli me sukses një asnijë ekuipazh pranë polit jugor të hënës.

Anija kozmike Aditya-L1 u ngrit të shtunën nga qendra hapësinore Sriharikota në Indinë jugore me një mision për të studiuar diellin nga një pikë që është gati 1.5 milion kilometra nga toka, distancë që përbën vetëm 1 për qind të largësisë mes Tokës dhe Diellit.

Agjencia Indiane e Kërkimit Hapësinor thotë se anija kozmike është e pajisur me shtatë ngarkesa për të studiuar kurorën e diellit, kromosferën, fotosferën dhe erën diellore.

Anijës do t’i duhen katër muaj për ta përshkuar atë rrugë.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, pika Lagrange, ku mëton të arrijë misioni indian, është vend ky forcat gravitacionale të dy objekteve të mëdha – në këtë rast Tokës dhe Diellit – e anulojnë njëra-tjetrës, duke ia mundësuar anijes kozmike qëndrimin “pezull”.  Kjo nënkupton që sateliti do të ketë nevojë për shumë pak naftë që të mund të operojë.

Nga një pozicion i tillë, shkencëtarët do të mund ta shohin Diellin vazhdimisht – edhe kur fshihet në Tokë gjatë eklipsit – dhe të kryejnë hulumtime.

Misioni i parë indian për ta studiuar objektin më të madh të sistemit diellor, e ka marrë emrin sipas Surya – që në gjuhën hinduse do të thotë Diell, i cili njihet edhe ai Aditya.

India kohët e fundit u bë vendi i parë që zbarkoi një anije kozmike pranë polit jugor të hënës, e cila shkencëtarët besojnë se mund të mbajë rezerva jetike të ujit të ngrirë.

LEXO EDHE:

Back to top button