Mickoski: Për shpërdorimet do të ketë përgjegjësi
Mickoski: Për shpërdorimet do të ketë përgjegjësi

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguar lidhur me kontrollet e policisë në klinikën e onkologjisë për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të shumta. Mickoski tha se ata që dikur premtonin shëndetësi pa pagesë, tani janë përfshirë në krime të rënda dhe plaçkitjen madje edhe të pacientëve më sëmundje të rënda. Kreu i VMRO-së tha së shpejti do të ketë përgjegjësi nga të gjitha ata që përfituan në kurriz të pacientëve.
“Me të vërtet është shokuese kjo që ndodh. Përsëri do ta them, që për disa muaj nga sot të gjithë këta njerëz që janë pjesë e kësaj mafie shëndetësore e që fituan në kurriz të pacientëve që kanë humbur jetën e tyre përfituan, do të dalin para drejtësisë. Por këtu parashtrohet edhe përgjegjësia politike, nëse dikush para dy viteve paralajmëroi, dhe ju mediat para gjashtë muajve, pse duhej dikush të presë gjashtë muaj që të fillojë parahetimi e më pas hetimi. Pyetja është se sa jetë të njerëzve janë humbur dhe sa është dhimbja e familjarëve të njerëzve që po humbin jetët e tyre”, deklaroi Hristijan Mickoski. /Alsat.mk