Befasi në “US Open”, eliminohet numri në botë

Ndeshjet e raundit të katërt të “US Open” në tenis kanë dhuruar befasi, siç është eliminimi i numrit 1 në botë për femra, Iga Sviatek. Tenistja polake u mund 2-1 (3-6, 6-3, 6-1) nga letonezja Jelena Ostapenko. Fitore me përmbysje e kësaj të fundit, që avancon në çerekfinale.
Më tej avancon edhe tenistja amerikane Koko Gauf (numri 6), që mundi 2-1 danezen Karolina Vozniacki (6-2, 3-6, 6-1). Nuk zhgënjen as numri 10 në botë, tenistja çeke Karolina Muçova, që mundi 2-1 kinezen X.Vang. E fundit që avancon në raundin tjetër është tenistja rumune Sorana Kirstea, që mundi 2-0 Belinda Bençiç.
Te meshkujt, serbi Novak Gjokoviç fitoi me lehtësi 3-0 (6-2, 7-5, 6-4) ndaj kroatit B. Gojo. Në çerekfinale kualifikohen edhe tri tenistë amerikanë, që po paraqiten mirë në tureneun e shtëpisë. Bëhet fjalë për Ben Shelton (3-1 ndaj T.Paul), Francis Tiafoe (3-0 ndaj R.Hijikata) dhe Tejllor Fric (3-0 ndaj D.Stricker).