Pendarovski: Nuk do të jemi kurrë një shoqëri e vërtetë evropiane
Pendarovski: Nuk do të jemi kurrë një shoqëri e vërtetë evropiane

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me rastin në Klinikën e Onkologjisë, duke u shprehur se është i tmerruar nga informacionet për dyshime për keqpërdorim të terapisë për pacientët me kancer. Sipas tij, sistemi shëndetësor ka dështuar, ka humbur besimi, dhe cilësia e trajtimit për të gjithë pacientët e ardhshëm është në pikëpyetje.
“Informacioni i disponueshëm publikisht në lidhje me dyshimet për keqpërdorimin e terapisë për pacientët me kancer është tronditës dhe i tmerrshëm. Në vend që të ofrojë mbështetje dhe mbrojtje të plotë për ata njerëz që përballen me diagnozën më të vështirë, sistemi shëndetësor ka dështuar dukshëm, i cili ka humbur besimin jo vetëm tek të sëmurët, por edhe cilësia e trajtimit të çdo pacienti të ardhshëm është vënë pikëpyetje”, shkruan presidenti Stevo Pendarovski në rrjetet sociale.
Siç thekson Pendarovski në deklaratën e tij me shkrim, ne kurrë nuk do të jemi një shoqëri e vërtetë evropiane me procedura të zgjatura gjyqësore dhe mungesë të përgjegjësisë personale. Për një shoqëri të shëndoshë, thekson ai, duhet një shtet ligjor në praktikë, jo në letër.