Ulet interesimi për investimet e huaja

Shteti ndërpreu kontratat me katër investime të huaja për shkak të fillimit të parakohshëm të aktiviteteve të ndërtimit. Siç pritej, pandemia ka ulur interesin e investitorëve të huaj për të investuar në vend. Aktualisht, ka interes që kompanitë ekzistuese t’i zgjerojnë kapacitetet e tyre. Që nga pandemia, 79 % e ndërmarrjeve të huaja kanë funksionuar me fitim kurse 29 % me humbje. Të dhëna të tilla u publikuan sot nga Drejtoria për zonat e lira industriale.
Në muajin apo muajt e ardhshëm, do të firmosim dy ose tre kontrata të reja, do të kemi vizitë ose hapje të fabrikës respektivisht investim të madh gjerman. Do të ishte e pasaktë nëse them se kjo ka ndodhur në tre muajt e fundit, do të thotë, nuk ka ndodhur. Asnjë investim i madh nuk negociohet brenda një muaji- deklaroi Jovan Despotovski- Drejtor i ZZHTI.