Kërçovë, qytetarët ndjehen të rrezikuar nga qentë endacakë

Pothuajse çdo të dytën ditë në Kërçovë ka raste të kafshimit të qytetarëve nga qentë endacak. Qyteti është i stërmbushur me qen të pastrehë që shpesh bredhin në grupe rrugëve të qytetit. Statistikat zyrtare të Qendrës Shëndetësore, ku qytetarët e Kërçovës kërkojnë ndihmën e parë, tregojnë se në korrik 8 qytetarë janë kafshuar nga qen endacak, në gusht 16, në shtator madje 23 dhe në tetor 16. Viktimat më të zakonshme janë gratë dhe fëmijët.

- Advertisment -

Shumë shpesh qytetarët e lënduar kërkojnë kompensim nga komuna për lëndimet e marra. Banorët e Kërçovës thonë se autoritetet lokale duhet të gjejnë zgjidhje afatgjate të problemit me të cilin po përballet qyteti për disa vjet me radhë.

“Nuk mund të kaloni në orët e hershme të mëngjesit, mund t’ju kafshojnë. Mblidhen nga katër- pesë”.

“Ka qen dhe ky është problem i hidhur. Thuhet se i sjellin nga vende të tjera këtu, nuk e di nëse është e vërtetë”.

Komuna e Kërçovës thotë se ata zgjodhën një kompani nga Demir Hisari që të kapë qen endacakë, t’i vaksinojë dhe sterilizojë. Megjithatë nga komuna thonë se problemi qëndron tek disa persona të pandërgjegjshëm disa prej të cilëve janë kapur duke sjellë në Kërçovë qenë me kamion nga komunat e tjera.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button