Fronti opozitar interpelancë për Joveskin, Koxhaxhiku: Të ballafaqohemi me faktet

Fronti opozitar interpelancë për Joveskin, Koxhaxhiku: Të ballafaqohemi me faktet

Gazetare: Fatlume Dervishi

Opozita shqiptare kërkon të vendoset në ballafaqim me kryeprokurorin Lubomir Joveski përmes një interpelanca të iniciuar në Kuvend me të cilën kërkojnë sqarime se si u dogjën 14 persona në spitalin modular në Tetovë. Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike thonë se ka dyshime se prokuroria e drejtuar nga Joveski ka fshehur faktet dhe kërkojnë që nisma të vendoset në rend dite në afatin e paraparë me Rregullore, brenda 15 ditëve nga dita e dorëzimit.

“Ne konsiderojmë se roli i kryeprokurorit Lubomir Joveski në këtë rast është bërë temë e dyshimeve dhe kërkon përgjegjësi dhe sqarim publik. Kjo interpelanca ka për qëllim të ngrejë në debat publik parlamentar pretendimet se Prokuroria Publike ka fshehur fakte dhe informacione gjatë gjithë procedurës për të mbrojtur kështu disi politikën dhe pjesëtarët e elitave të biznesit që kanë qenë të përfshirë në ndërtimin e spitaleve modulare që ishin lënda e kësaj tragjedie”, tha Merita Koxhaxhiku, Lëvizja Demokratike.

VMRO-DPMNE-ja konfirmon se do ta mbështesë nismën për interpelanca ndaj Joveskit.

“Kuptohet se gjithçka që është për largim sa më të shpejtë të kësaj qeverie, VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë. VMRO-DPMNE-ja mund të mbështesë gjithfarë interpelance, përfshirë edhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme sa më shpejt që të ikë kjo qeveri e BDI-së dhe LSDM-së, aq më shpejtë do t’i ecë mbarë Maqedonisë”, deklaroi Hritistijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Shumica parlamentare akoma nuk ka qëndrim. Nga LSDM-ja thonë se do të shqyrtojnë sqarimet në nismën për interpelancë ndaj kryeprokurorit dhe më pas do të prononcohen. Nga Kabineti i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi nuk ka koment për interpelancën ndaj Jovestit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button