MPB njofton: 537 sanksione për tejkalim të shpejtësisë
MPB njofton: 537 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.09.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Sipas raportit të MPB-së me këtë rast janë gjobitur 537 vozitës. Prej tyre, 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 274 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 263 jashtë vendbanimeve.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk