Një hit në TikTok është receta e ujit me rozmarinë për rritjen e flokëve

Një hit në TikTok është receta e ujit me rozmarinë për rritjen e flokëve

Një nga videot më të shikuara në TikTok është një recetë për ujin me rozmarinë, një balsam që thuhet se i rrit flokët jashtëzakonisht shpejt, edhe nëse i keni humbur.

Videoklipet në të cilat përdoruesit e këtij rrjeti social tregojnë se si duken flokët e tyre ditë pas dite, pasi përdorin këtë balsam, shumëkujt ua rikthejnë shpresën.

Thuhet se rozmarina është e mirë për rikthimin e flokëve të thatë, lehtëson kruajtjen e kokës dhe nxit rritjen e flokëve të rinj. Uji i flokëve me rozmarinë, nëse duhet besuar në TikTok, ushqen lëkurën e kokës më mirë se shumë produkte që mund të blini dhe është e lehtë për t’u bërë. Gjithashtu ndihmon në hidratimin e lëkurës së kokës – duke shtuar vetitë e nevojshme antibakteriale për të qetësuar kruajtjen dhe lëkurën e thatë.

@lifeaszeph Replying to @AbCdrfhjss The proof is in the pudding #hair #rosemaryoil #minoxidil ♬ Untitled – JOIE GREY

Megjithëse nuk ka ende shumë prova shkencore të disponueshme për efektivitetin e rozmarinës në kujdesin e flokëve, një studim i publikuar në vitin 2013 tregoi se ekstrakti i gjetheve të rozmarinës mund të nxisë rritjen e flokëve tek njerëzit me alopeci androgjenike.

Ekspertët shpjegojnë se vaji i rozmarinës ka veti të larta anti-mykotike dhe anti-bakteriale dhe mund të jetë vërtet i dobishëm në luftimin e zbokthit.

Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar më mirë lidhjen e mundshme midis ujit të rozmarinës dhe shëndetit të kokës. Nëse vendosni të provoni këtë trend të thjeshtë, mësoni se si të bëni ujë rozmarine më poshtë.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 gota ujë
  • 2 degë rozmarinë

Përgatitja:

Hidhni ujin në një enë dhe vendosni degëzat e rozmarinës. Gatuani në zjarr mesatar derisa uji të vlojë dhe lëreni të ziejë për 15 minuta. Pas 15 minutash fikni sobën dhe e lini të qëndrojë edhe për 25 minuta, ose derisa të ftohet plotësisht. Pastaj lëngu duhet të marrë një nuancë të kuqërremtë. Kullojeni tretësirën dhe derdhni lëngun në një shishe spërkatës. Përdoreni para çdo larje flokësh. Ruajeni ujin në frigorifer deri në dy javë.

LEXO EDHE:

Back to top button