MPJ: Shtetasit tanë të respektojnë udhëzimet e organeve të sigurisë në Izrael
MPJ: Shtetasit tanë të respektojnë udhëzimet e organeve të sigurisë në Izrael

Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, pas situatës siç thekson të ndërlikuar të sigurisë në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit apelon shtetasit tanë, të cilët për momentin ndodhen në Izrael që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve të sigurisë së Izraelit.
Në njoftimin e MPJ-së theksohet se sipas informacioneve të Ambasadës sonë në Tel Aviv të Izraelit, shtatë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhen në qytetin Vietlem, në Bregun Perëndimor, që nuk është i përfshirë nga ngjarjet aktuale.
Për më shumë informacione, në dispozicion është shërbimi SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe linjat telefonike të Ambasadës në Izrael. /Alsat.mk