Liverpulli kërkon mesfushorin e Interit, gati të paguajë 80 mln euro

Sipas “Todofichajes.com”, Liverpulli i Jurgen Klopit është kthyer në sulm për Nikolo Barella-n. Klubi anglez duket se është gati të bëjë një ofertë të madhe në janar për mesfushorin e Inter-it.
Qëndrimi i klubit zikaltër ka qenë i qartë që nga vera e kaluar, kur Liverpulli dhe klube të tjerë të mëdha kanë kërkuar informacione për lojtarin. Do të duhen të paktën 80 milionë euro për të siguruar shërbimet për ish-lojtarin e Kaljari-t në merkaton e janarit.
Kështu, “Të Kuqtë” ka shumë mundësi të hidhen në sulm janarin e ardhshëm për futbollistin e Inter-it.