Belgjika do të jetë në kalendarin e Formula 1 deri në 2025-ën

Belgjika merr lajmin e mirë. Çmimi i madh i Spa-Francorchamps do të vijojë të jetë në kalendarin e Formula 1. Lajmi u bë i ditur për mediat, mbrëmjen e së premtes, ku u zyrtarizua edhe zgjatja e kontratës deri në vitin 2025. Vitet e fundit, pista ka pësuar ndryshime drastike, teksa është përmirësuar siguria e pilotëve dhe janë shtuar 10 mijë vende për tifozët e këtij sporti. Për marrëveshjen e re foli edhe CEO i Formula 1, Stefano Domenicali.

“Çmimi i i SPA është identifikim i Formula 1. Është një nga cirkuitet që pëlqehet më shumë nga tifozët. Jam i lumtur që jap lajmin se kemi zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2025. Ndër vite ka pasur përmirësime në infrastrukturë dhe puna e mirë ka bërë që të ketë akoma më shumë siguri. Dua të falenderoj instituciuonet belge që vazhdimisht na kanë mbështetur dhe kanë bërë të mundur që kjo pistë të jetë ende një atraksion për tifozët dhe pilotët”-mbylli deklaratën e tij Stefano Domenicali.

Nuk është habi që Belgjika është nga fundjavat që pëlqehet më shumë gjatë botërorit. Jo më kot në këtë sezon plot 380 mijë tifozë ishin të pranishëm, 20 mijë më shumë se viti i shkuar.

LEXO EDHE:

Back to top button