Obama i bën thirrje Izraelit ta respektojë ligjin ndërkombëtar

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i bëri thirrje Izraelit më 23 tetor të jetë i matur në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant Hamas në qytetet jugore izraelite.

“Në veçanti, ka rëndësi – siç e ka theksuar vazhdimisht presidenti Biden – që Ushtria e Izraelit t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjeve të cilat kërkojnë shmangien e vdekjeve dhe vuajtjeve të popullatës civile”, shkroi Obama në platformën online, Medium.

Mijëra palestinezë kanë vdekur tashmë si pasojë e bombardimeve në Gazë, shumica e të cilëve fëmijë, tha ish-presidenti amerikan, duke shtuar se qindra mijëra njerëz në këtë vend janë zhvendosur.

Obama theksoi se pas “brutalitetit të papërshkrueshëm” nga Hamasi, Izraeli ka të drejtë t’i mbrojë qytetarët e vet nga dhuna e tillë, por “bota po shikon me vëmendje”.

Ai e mbështeti plotësisht presidentin amerikan Joe Biden, i cili u zotua për ta përkrahur Izraelin për “luftimin e Hamasit, çarmatimin e tij, si dhe ndërmjetësimin e kthimit të sigurt të qindra pengjeve te familjet e veta”.

Obama theksoi se është e kuptueshme që shumë izraelitë kanë kërkuar që Qeveria e tyre të bëjë gjithçka që nevojitet për ta rrënuar Hamasin dhe për t’u siguruar që sulmet nga Hamasi nuk ndodhin më kurrë.

LEXO EDHE:

Back to top button