Cameron Diaz flet për këngët që burri i saj i shkruan për vajzën e tyre

Cameron Diaz flet për këngët që burri i saj i shkruan për vajzën e tyre

Aktorja Cameron Diaz ka thënë se burri i saj i këndon vajzës së tyre Raddix, këngë shumë energjike me të cilat vallëzohet, raporton CNN.

Në emisionit “The Tonight Show” me yllin Jimmy Fallon, Diaz ka thënë se këngët të cilat bashkëshorti i aktores, Benji Madden, i bën për vajzën janë shumë të ëmbla.

Ajo ka treguar se i ka sugjeruar atij të bëjë një album për fëmijë.

“Ai i ka këngët shumë të mira, më rrinë në kokë gjatë gjithë kohës pasi i këndon për vajzën, është gjëja më e ëmbël”, ka thënë ylli.

Ajo ka thënë se kur ishte e pranishme në shfaqjen e Maddenit në festivalin “When We Were Young” në Las Vegas, u impresionua nga dhjetëra mijëra adhurues të tij që këndonin çdo fjalë të këngëve të grupit “Good Charlotte”, në të cilin Madden është kitarist dhe vokalist.

LEXO EDHE:

Back to top button