Në Premier Ligë regjistrohet starti më i dobët në histori

Starti që Shefilld Junajted i ka bërë Premier Ligës është zyrtarisht më i dobëti në historinë e kampionatin anglez. “The Blades” humbën 5-0 ndaj Arsenalit, teksa pritja për të marrë fitoren e parë vijon ende. Skuadra e Paul Hekingbotomit ka marrë vetëm 1 pikë nga 10 ndeshjet e para, pas promovimit në elitë, me një golavarazh -22.

Humbjet kanë qenë me rezultate të thella, siç ishte disfata 5-0 në “Emirates Stadium”, 8-0 ndaj Njukasëllit apo dhe 3-1 ndaj Fulhamit. Në total, Sheffield ka pësuar 29 gola dhe ka shënuar vetëm 7 gola. Pika e vetme është regjistruar në barazimin 2-2 ndaj Evertonit në fillim të shtatorit.

Ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme për “The Blades” dhe për fatet e trajnerit Poll Hekingbotom që do të synojnë të dalin nga zona e ftohtë, pasi për momentin janë 5 pikë larg zonës së sigurisë. Ata do të përballen javën e ardhshme ndaj Vulverhamptonin, pas pauzës të ekipeve kombëtare ndaj Brajtonit, para se të masin forcat me dy rivalë të drejtpërdrejtë si Burnemaut dhe Barnli.

Me rekordin negativ të shënuar këtë sezon, Shefild Junated ka barazuar rekordin e saj në sezonin 2020/21, ku në 10 ndeshjet e para regjistronte sërish vetëm një pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button