Derbi në “Old Traford”, “Djajtë e Kuq” sfidojnë “Qytetarët”

Në “Old Traford“, duke nisur nga ora 16:30 luhet derbi i Man­çesterit, ai mes Man. Junajtedit dhe Man. Sitit. “Djajtë e Kuq” edhe pse pa shumë shkëlqim, kanë fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat. Fitoret bëhen tre radhazi nëse llogarisim edhe Ligën e Kampionëve me të besuarit e trajnerit Erik ten Hag që kanë nisur sërish të “marrin frymë lirisht”.

Nga ana tjetër, Man. Siti njeh edhe hapa fals këtë sezon, teksa u rikthyen te rruga e fitoreve pasi mposhtën Brajtonin në javën e fundit, para kësaj të besuarit e trajnerit Pep Guardiola kishin koleksionuar dy humbje radhazi. Ndalesat nuk lejohen më për “Qytetarët”, pasi Arsenali dhe Totenhami fituan ndeshjet e tyre dhe janë gati për t’u “arratisur”. Gjithsesi, një derbi nuk ka favorit dhe është një ndeshje që i ka të treja rezultatet.

Në sezonin e fundit, Man. Junajtedi arriti ta mposht Man. Sitin në “Old Trafford” pasi goli i Grilishit u përmbys nga Bruno Fernandes dhe Markus Rashford. Në pesë ndeshjet e fundit që janë luajtur në “Old Trafford”, bilanci është në baraspeshë, teksa secila prej skuadrave ka nga dy fitore dhe një ndeshje tjetër që ka përfunduar në barazim pa gola.

LEXO EDHE:

Back to top button