Manuel Nojer: Mark-Andre ter Stegen, është padyshim numri një për momentin

Portieri i Bajern Munihut, Manuel Nojer, pranoi se ai nuk ishte më numri një i Gjermanisë, pasi u rikthye në Bundesligë nga një dëmtim njëvjeçar.

Nojer bëri paraqitjen e tij të parë që nga dëmtimi i pësuar dhjetorin e kaluar në fitoren 8-0 të Bajernit ndaj Darmshtadit, por më pas pranoi se ai u përball me një luftë për të mposhtur rivalin e Barcelonës, Mark-Andre ter Stegen në garën për të siguruar portën e ekipit kombëtar.

“Ai është padyshim numri një për momentin, por kjo nuk është diçka për të cilën po mendoj tani”, tha 37-vjeçari, i cili shpreson të marrë pjesë në Kampionatin Europian për herën e katërt kur Gjermania të presë Euro 2024 verën e ardhshme.

 

“Ndihem pozitiv për ekipin kombëtar. Kemi portierë të mrekullueshëm dhe po pres me padurim Euron,” tha ai, duke shtuar se një ditë më parë kishte folur me trajnerin e ri të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

“Për momentin, jam i lumtur që jam kthyer dhe që rikthimi im shkoi aq mirë”.

Nojer, ndeshja e fundit e të cilit për Bajernin u zhvillua në nëntor 2022 kundër Shalkes, pranoi se ishte nervoz përpara rikthimit në fushë.

“Ishte një ditë shumë emocionuese. Isha shumë i emocionuar që do të kthehesha sërish me djemtë në fushë para tifozëve tanë,” tha pas ndeshjes Nojer.

LEXO EDHE:

Back to top button