VIDEO / Rrëmbimi i prindërve të Diazit: Shpëtohet nëna, babai ende është gjetur

Pak ditë pasi u kthye në Angli, pas grumbullimit me kombëtaren e Kolumbisë, Luis Diaz ka pësuar një tronditje të madhe. Mbrëmjen e së shtunës, një grup personash të armatosur që lëviznin me motoçikleta ndaluan automjetin me të cilin po lëviznin prindërit e Diaz dhe i kanë rrëmbyer.

Ngjarja ndodhi në qytetin e lindjes së sulmuesit të Liverpulit, Barrancas, një qytet në veri të Kolumbisë. Menjëherë autoritetet nisën punën dhje pas një orë arritën të lokalizojnë dhe lirojnë nënën e futbollistit.

Ajo është mirë në krah të të afërmëve të saj, por e tronditur për shkak se bashkëshorti, Luis Manuel Diaz pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve, nuk është gjetur ende.

LEXO EDHE:

Back to top button