Ish-gruaja e Elvis Presleyt tregon se pse nuk u martua më pas divorcit nga ai
Ish-gruaja e Elvis Presleyt tregon se pse nuk u martua më pas divorcit nga ai

Priscilla Presley, ish-gruaja e yllit të ndjerë Elvis Presley ka thënë se nuk u martua më për shkak se nuk i dukej askush që mund të jetë si Elvisi, raporton Female First.
Gjatë një ngjarjeje me pyetje-përgjigje në “South Point Casino” në Las Vegas, Priscilla ka shpjeguar se pse nuk është rimartuar pasi u divorcua nga ylli i muzikës Elvis.
“Nuk mendoj se ai do ta kishte përballuar”, ka thënë aktorja.
Megjithatë ajo mbajti premtimin edhe pas vdekjes së tij.
“Të jem e sinqertë nuk desha kurrë të martohem pas divorcit me të. Nuk kam pasur kurrë dëshirë. Asnjëherë askush nuk mund të ishte si ai”, ka thënë Priscilla.
Elvis ishte 42-vjeçar kur vdiq dhe Prisiclla ka thënë në një intervistë në “Piers Morgan talk TV” se lajmin për vdekjen e tij ia kishte dhënë menaxheri i yllit, Joe Esposito.
“Ende mund ta dëgjoj brenda kokës time Joe Espositon duke më thënë ‘Cilla, Elvis ka vdekur’. Nuk mund ta imagjinoja faktin se ai nuk është më, sidomos për moshën e tij, sepse ai donte t’i realizonte planet që kishte…”, ka thënë ajo.
78-vjeçarja shpjegoi gjithashtu se frika e saj më e madhe ishte Lisa, vajza që kishte më këngëtarin.
“Frika ime më e madhe ishte Lisa, dhe si t’i tregoja asaj. Ajo ishte vetëm 9 vjeç atëherë”, ka thënë Priscilla.
Ajo gjithashtu tregoi sesa i mirë ishte Elvisi në jetën e përditshme duke thënë se kushdo që kishte nevojë ai ju jepte të holla.
“Edhe nëse dikush nga grupi kishte probleme shëndetësore, ai do të paguante për ta shëruar”, ka thënë gruaja e Presleyt.