Ten Hag me fjalë të mëdha për mbrojtësin anglez

Paraqitja e Hari Megajer tërhoqi vëmendjen e tifozëve në fitoren 1-0 të Man. Junajtedit kundër Fulhamit në fundjavë. Mbrojtësi anglez ka qenë në shënjestrën e të gjithëve për një kohë të gjatë, kur pas një periudhe delikate, performanca e tij ra dhe kështu u gjykua shumë nga mediat dhe nga fansat, por duket se gjithçka tani po merr një kthesë pozitive.

Megajer tashmë ka bindur edhe skeptikët, ndërsa në konferencën për shtyp trajneri Ten Hag u pyet për ecurinë e Maguajerit.

“Hari luajti një ndeshje vërtetë të mrekullueshme. Një paraqitje shumë e mirë. Ai tregoi lidership dhe saktësi në zotërimin e topit. Ai ishte shumë mirë, jam shumë i kënaqur me performancën e tij”, është shprehur tekniku holandez.

LEXO EDHE:

Back to top button