Enrike: Harrojeni ndeshjen e parë, Milanit i duhen pikë si gjithë të tjerët

Trajneri i PSZH, Luis Enrike, ka folur përpara ssfidës Milan-PSZH në Ligën e Kampionëve. Ai e di se do të jetë një ndeshje ndryshe në “San Siro”, nga ajo qe u pa ne Paris, ku tifozeria vendase i dha shtyse ekipit…
“Unë jam gjithmonë optimist si të gjithë trajnerët. Ne luajmë kundër një rivali të vështirë në një stadium historik dhe tërheqës. Jemi në një grup shumë të vështirë në një ditë që do të jetë e rëndësishme. Ne me të vërtetë duam të luajmë lojën tone. Duhet të harrojmë ndeshjen e luajtur në Paris: kjo është krejtësisht ndryshe. Nuk do te ndryshojmë idenë tonë nëse luajmë jashtë ose në shtëpi: duam të mbajmë topin, duam ta mbajmë më shumë se Milani, qe ka futbollistë cilësorë.
Është ideja jonë, edhe pse e vështirë. Milani është i fortë dhe ka një histori të madhe dhe ka nevojë për pikë si të gjitha skuadrat në grup.
Vershellimat dhe pritja ndaj Donnarumma-s?
Është pjesë e futbollit, gjatë historisë kemi parë shumë lojtarë që e kanë kaluar… Ai do të jetë në gjendje të kapërcejë situatën dhe të qëndrojë i fokusuar në lojë. Dashuri dhe urrejtje. Kjo u ndodh kampionëve të mëdhenj kur vendosin të nisin një fazë tjetër në një klub tjetër. Do të jetë një tifozeri e madhe dhe ne do të përpiqemi të përfitojmë nga ky ambient për të luajtur futboll të mirë”.