Teo Hernandes e kthen Milanin në vendin e parë

Skuadra e Milanit vazhdon të jetë skuadra e vetme evropiane e pamposhtur në “Top 5” kampionatet më të njohura në Evropa, derisa në sfidën e fundit mposhti Lacion me 3-2. Rebiç pas harkimit të Çalhanoglu zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të, ndërsa pas shtatë minutave Çalhanoglu u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar rezultatin në 2-0.
Mysafirët, ngushtuan epërsinë përmes Luis Albertos, i cili shënoi, pasi bashkëlojtari tij Çiro Imobile dështoi nga pika e bardhë. Ndërkohë sulmuesi kosovar, Vedat Murqi u inkuadrua në minutën e 32-të pasi Korrea pësoi një lëndim dhe nuk mundej të vazhdojë ndeshjen.
Në pjesën e dytë ishte Imobile që pas asistimit të Milinkovic-Savic barazoi rezultatin 2-2. Derisa pritej të mbyllej ndeshja, Teo Hernandez shënoi golin e tretë në kohën shtesë. Me këtë fitore Milani rimerr kreun e tabelës me 34 pikë nga Interi, derisa Lacio renditët në pozitën e tetë me 21 pikë.